Kur e qeshura dhemb më shumë se grushtet e kundërshtarit, boksieri i gjuan tifozët - Gazeta Express
string(81) "kur-e-qeshura-dhemb-me-shume-se-grushtet-e-kundershtarit-boksieri-i-gjuan-tifozet"

Boks

Gazeta Express

14/04/2022 14:14

Kur e qeshura dhemb më shumë se grushtet e kundërshtarit, boksieri i gjuan tifozët

Boks

Gazeta Express

14/04/2022 14:14

Sportistët zakonisht janë dhe duhet të jenë të fokusuar tek arena në të cilën gjenden, pa marrë parasysh se cilit sport i përkasin.

Ata mësohen që të mos bien pre e provokimeve të tifozëve, të cilët mundohen t’i shpërqendrojnë dhe t’ua dobësojnë performancën.

Por, ky boksier më shumë ishte i interesuar të merrej me atë që po ndodhte jashtë ringut, sesa brenda tij, shkruan “Gazeta Express”.

Derisa ishte duke u grushtuar nga kundërshtari, boksieri në fjalë nuk mendoi se si ta shmangte humbjen, por u fjalos me tifozë.

Këta të fundit po buzëqeshnin nga rrahja që po pësonte ai dhe nga klithmat që i lëshonte.

E ndërkohë, e qeshura e tifozëve i pengoi aq shumë boksierit, sa që i hoqi dhëmbët mbrojtës nga goja dhe i gjuajti ata me to.

Pra, atij më shumë i shkaktuan dhimbje të qeshurat e tifozëve sesa grushtet e kundërshtarit. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement