Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar një fotografi pas ndeshjes historike kundër Andorrës, ku Kombëtarja e Shqipërisë fitoi me rezultatin minimal 1-0 dhe siguroi fazën “play-off” të Kupës së Botës 2026.
Në këtë sfidë të zhvilluar si mysafir, atmosfera ishte e jashtëzakonshme: nga 2,600 shikues të pranishëm në stadium, rreth 1,600 prej tyre ishin shqiptarë të veshur kuqezi, të cilët nuk ndalën së brohorituri gjatë gjithë 90 minutave, shkruan Gazeta Express.
Fotografia e publikuar nga FSHF pasqyron energjinë e lojtarëve dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të tifozëve që kishin udhëtuar për këtë takim tejet të rëndësishëm.
/GazetaExpress/