Kundërshtarët e Ballkanit të Hapur në Junik, a i çoi mesazhe Edi Ramës Presidentja Osmani? - Gazeta Express
string(78) "kundershtaret-e-ballkanit-te-hapur-ne-junik-a-i-coi-mesazhe-presidentja-osmani"

Lajme

Gazeta Express

24/05/2022 11:34

Kundërshtarët e Ballkanit të Hapur në Junik, a i çoi mesazhe Edi Ramës Presidentja Osmani?

Lajme

Gazeta Express

24/05/2022 11:34

Në vizitën e tij të parë në Kosovë, presidenti malazez, Milo Gjukanoviq, tha se nuk e përkrahë Ballkanin e Hapur. Edhe nikoqirja e tij, presidentja Osmani e ripërsëriti qëndrimin e saj se Procesi i Berlinit është i duhuri për rajonin dhe jo iniciativa e Open Balkan. I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministri Edi Rama, njërit nga promotorët kryesorë të Open Balkan, duke thënë se Ballkani i Hapur nuk do të ndalet.

Kundërshtar të Ballkanit të Hapur, Rama e ka edhe presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, i cili dje qëndroi në Junik për të shënuar 110 vjetorin e Kuvendit të Junikut shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Presidentja Osmani ka organizuar manifestimin për shënimin e 110 vjetorit të Kuvendit të Junikut, ku simbolizon organizimin politik e ushtarak mbarë shqiptar kundër Perandorisë Osmani.

Shefja e Shtetit ftoi edhe presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, që njihet si kundërshtar i Edi Ramës sa i përket nismës Open Balkan.

Por, kryeministri shqiptar Edi Rama, vazhdon ta mbrojë me ngulm iniciativën duke iu reaguar Gjukanoviqit dhe Osmanit disa orë pas konferencës së tyre në Prishtinë javën e kaluar ku u shprehën kundër Ballkanit të Hapur.

“Kushdo është kundër Ballkanit të Hapur është në të drejtën e vet që as mos të shohë, as mos të dëgjojë dhe as mos të kuptojë se kjo nismë nxit paqen, bashkëpunimin, integrimin dhe e përshpejton Procesin e Berlinit! Ballkani i Hapur nuk do të ndalet sepse e ardhmja nuk ndalet dot“, shkroi Rama në rrjetin social Twitter.

Edhe pse presidenti malazez Gjukanoviq po e kundërshton Ballkanin e Hapur, kryeministri i ri Dritan Abazoviq është shprehur në favor të iniciativës duke theksuar përmirësimin e komunikimit mes vendeve në rajon.

Nisma “Ballkani i Hapur” është bërë shpesh arsye e përplasjes mes liderëve të vendeve që janë pjesë e iniciativës, dhe atyre që nuk janë. Kryeministri i Shqipërisë ka thënë vazhdimisht se kjo iniciativë do të vazhdojë “pa lëkundje”, me apo pa vendet tjera.