Rikthehet qarkullimi i trenit që u ndërpre përkohësisht  - Gazeta Express
string(55) "rikthehet-qarkullimi-i-trenit-qe-u-nderpre-perkohesisht"

Lajme

Gazeta Express

03/08/2026 13:35

Rikthehet qarkullimi i trenit që u ndërpre përkohësisht 

Lajme

Gazeta Express

03/08/2026 13:35

Qarkullimi i trenit është rikthyer gjatë mesditës në linjen Prishtinë-Pejë, pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot ku një grua vdiq si pasojë e goditjes nga ky mjet transportues.

Kjo u konfirmua për Klankosova nga zëdhënësi i Trainkos, Behxhet Haziri.

“Qarkullimi i trenit ishte ndërprerë përkohësisht për shkak rastit të rëndë që ka ndodhur, për arsye të verifikimit të makinistit dhe procedurave tjera. Pas kryerjes së këtyre procedurave, linja e mesditës ka vazhduar normalisht qarkullimin”, deklaroi ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement