Kuka shprehet krenar për medaljen e 15-të si trajner në Grand Slamin e Parisit - Gazeta Express
string(78) "kuka-shprehet-krenar-per-medaljen-e-15-te-si-trajner-ne-grand-slamin-e-parisit"

Kuka shprehet krenar për medaljen e 15-të si trajner në Grand Slamin e Parisit

Sport

Gazeta Express

03/02/2024 19:47

Driton Kuka është shprehur krenar me paraqitjet e xhudistëve në Grand Slamin e Parisit.

Me medaljen e bronztë të fituar sot nga Akil Gjakova, Kuka tani numëron 15 medalje si trajner në garën më madhështore të xhudos, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Trajneri pejan gjithashtu theksoi se Kosova po merr medalje në Paris tash e 12 apo 13 vjet.

Postimi i plotë nga Kuka (pa ndërhyrje):

“Edhe njo …

Grand Slam Paris 2024

Medalja nr 15 si Coach në garën më të madhe dhe më madhështore të xhudos!

Kosova jonë tash e 12 apo 13 vjet merr medalje në Paris!

Akil Gjakova i bronztë sot me shkëlqim të artë!

Dardan Cena tri fitore të mëdha u radhit i 7.

Laura sot se kishte diten e saj por do ju kthehet shpejt medaljeve!

Kosova mbi të gjitha …”. /Gazeta Express/