Kuka për triumfin e Distrias: Zemra e Parisit sot për herë të 7 flet shqip! - Gazeta Express
string(73) "kuka-per-triumfin-e-distrias-zemra-e-parisit-sot-per-here-te-7-flet-shqip"

Sport

Gazeta Express

04/02/2023 18:23

Kuka për triumfin e Distrias: Zemra e Parisit sot për herë të 7 flet shqip!

Sport

Gazeta Express

04/02/2023 18:23

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sot në Grand Slamin e Parisit.

Xhudistja kosovare ka arritur ta fitojë medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Lexo Edhe:

Në finale, ajo e mundi xhudisten hungareze Reka Pupp, duke e dominuar meçin nga fillimi deri në fund.

Pas kësaj fitoreje ka reaguar edhe trajneri i Distrias, Driton Kuka.

“Zemra e Parisit sot për herë të 7 flet shqip!Titulli i shtatë me radhë në Grand Slamin e Parisit për Kosovën tonë Distria Krasniqi sot ishte tjetër nivel!E artë e mrekullueshme me performancë fantastike!Bercy Accor Arena e stërmbushur sot me rreth 12.000 shikues do respektoj shtetin e vogël por të fuqishëm të Kosoves”, shkroi ai.