Kuka: Distria e argjendtë me shkëlqim të artë! - Gazeta Express
string(44) "kuka-distria-e-argjendte-me-shkelqim-te-arte"

Sporte tjera

Gazeta Express

05/02/2022 22:01

Kuka: Distria e argjendtë me shkëlqim të artë!

Sporte tjera

Gazeta Express

05/02/2022 22:01

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris të Francës.

Xhudistja kosovare ishte afër ta fitonte medaljen e artë, por këtë nuk e arriti, pasi në finalen e kategorisë deri në 52 kilogramë Distria humbi nga xhudistja franceze, Amandine Buchard.

Pas këtij suksesi të kampiones olimpike, ka reaguar edhe trajneri i saj, Driton Kuka.

“Grand Slam Paris …Kosova prapë me medalje!Gara më e bukur e sportit të xhudos që organizohet gjatë vitit!Më në fund palestra e mbushur plot me spektatorë afêr 12.000!Distria e argjendtë me shkëlqim të artë!Një përshendetje nga tri të Artat tona!Parisi tash më se 10 vjet flet shqip fal kampionëve tonë!Kosova mbi të gjitha …”, shkroi ai në Facebook.

Advertisement
Advertisement
Advertisement