Kujt ja lënë fajin analistët për vonesën e arritjes së marrëveshjes LDK-VV - Gazeta Express
string(74) "kujt-ja-lene-fajin-analistet-per-vonesen-e-arritjes-se-marreveshjes-ldk-vv"

Gazeta Express

16/12/2019 20:47

Kujt ja lënë fajin analistët për vonesën e arritjes së marrëveshjes LDK-VV

Gazeta Express

16/12/2019 20:47

Para çdo takimi, paralajmërojnë marrëveshje.

Por kur dalin para mediave, vetëm se konfirmojnë se pajtimi mes këtyre partive është larg.

Por zgjatja e diskutimeve mes këtyre dy partive që donë të krijojnë qeverinë e re ka nisur të bëhet monotone.

Madje rekomandohet që populizmat të lihen anash.

E pozicionimin e Vjosa Osmanit pas përfundimit të 6 tetorit dikush tjetër po e sheh më me shqetësim.

Profesori universitar, Milazim Krasniqi po thotë se nënkryetarja e LDK-së po përdoret politikisht nga Albin Kurti.

Por, për krejt situatën e krijuar në bisedimet mes LDK dhe LVV fajtore po besohet të jetë kjo e fundit. Sipas Armend Mujës, LDK-ja nuk mund të bind njerëzit e saj për postet dhe përgjegjësinë politike.

Por krejt këta takime mes këtyre dy partive që ka nisur që nga 10 tetori i këtij viti nuk po shihen të jenë edhe shumë transparente.  Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike, janë dy partitë e para që kanë dal në zgjedhjet e 6 tetorit.

Diferencën e tyre e bëjnë 15 mijë vota më shumë që ka VV.

Advertisement
Advertisement
Advertisement