Kujdes, kafshojnë! Sonte në ABC dhe T7 nis emisioni “Piranjat” - Gazeta Express
string(58) "kujdes-kafshojne-sonte-ne-abc-dhe-t7-nis-emisioni-piranjat"

Kujdes, kafshojnë! Sonte në ABC dhe T7 nis emisioni “Piranjat”

Rozë

Gazeta Express

26/04/2022 12:15

“Piranjat”, emisioni më i ri në ABC, nis transmetimin sonte në mbrëmje me një “Show” të vërtetë, si në studio, ashtu edhe në temat e trajtuara.

Nën moderimin e Florian Binaj dhe Arilena Arës programi do të ketë si pike referimi temat investigative, por pa lënë mënjanë, reportazhet, shakatë nëpërmjet kamerave të fshehta, si dhe ritmin e lartë dhe batutën nga dy moderatorët në studio.

Lexo Edhe:

Emisioni do të transmetohet çdo të martë në orën 21:00 në ABC në Shqipëri dhe në T7 në Kosovë nga ora 22:30.

Mësohet se sezoni i parë i “Piranjat” do të jetë me tetë puntata dhe do të vazhdojë deri në fundin e muajit qershor, për t’u rikthyer më pas në shtator me një sezon të plotë televiziv.

Slogani i këtij emisioni do të jetë tejet paralajmërues: “Kujdes, piranjat kafshojnë”. /abcnews.al