Kualifikimet e Botërorit sjellin VAR-in në "Fadil Vokrri" - Gazeta Express
string(55) "kualifikimet-e-boterorit-sjellin-var-in-ne-fadil-vokrri"

Valon Konushevci

25/02/2020 15:37

Kualifikimet e Botërorit sjellin VAR-in në “Fadil Vokrri”

Valon Konushevci

25/02/2020 15:37

Ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2022 do të zhvillohen në stadiume të cilat i plotësojnë mundësitë e përdorimit të sistemit VAR. Në këto kualifikime do të marrë pjesë edhe Kosova, shkruan Gazeta Express.

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë aktualisht është i vetmi që i plotëson kriteret për ndeshjet e Kosovës dhe në këtë stadium shumë shpejt pritet fillojnë procedurat fillestare të procesit të instalimit të sistemit VAR.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Express presidenti i FFK-së, Agim Ademi. Ai nuk ka përmendur datën se kur pritet të realizohet ky projekt sepse kjo varet shumë edhe nga UEFA e FIFA.

Sipas Ademit, pas stadiumit “Fadil Vokrri” që është bërë shtëpi e “Dardanëve”, nuk do të shkojë larg për ta bërë edhe kampionatin vendor me sistemin VAR. Ai kujton se Kosova është anëtare e UEFA-s dhe është e përkushtuar të ecë në hap me kohën dhe shtetet tjera. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement