Kthehet Coutinho, lojtarët e ftuar për ndeshjen me Atleticon - Gazeta Express
string(59) "kthehet-coutinho-lojtaret-e-ftuar-per-ndeshjen-me-atleticon"

Kthehet Coutinho, lojtarët e ftuar për ndeshjen me Atleticon

Gazeta Express

20/11/2020 16:59

Barcelona ka zbuluar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen me Atletico Madridin.

Philippe Coutinho ka lënë prapa shqetësimet dhe është gati për lojë.

Lexo Edhe:

Ai është në mesin e 21 futbollistëve të ftuar për ndeshjen të shtunën mbrëma në ‘Wanda Metropolitano’, që do të zhvillohet nga ora 21:00.

Ronald Koeman është ankuar për orarin e ndeshjeve sa herë që luan Barça, ai kërkon të luajë më herët.

Ansu Fati vazhdon të jetë i dëmtuar, ndërsa Ousmane Dembele vazhdon të jetë i gatshëm për lojë, diçka që nuk i ka ndodhur për shumë sezone, pasi lëndimet nuk e kanë lënë asnjëherë rehat. /Gazeta Express/