Kryeziu për masat e BE-së: Presim që të largohen sa më parë - Gazeta Express
string(58) "kryeziu-per-masat-e-be-se-presim-qe-te-largohen-sa-me-pare"

Lajme

Gazeta Express

17/08/2023 13:10

Kryeziu për masat e BE-së: Presim që të largohen sa më parë

Lajme

Gazeta Express

17/08/2023 13:10

Masat ndaj Kosovës të vendosura nga Bashkimi Evropian (BE) kanë qenë të padrejta dhe pritet që të largohen sa më parë, sidomos pas progresit në zbatimin e marrëveshjes së Bratislavës, por edhe pas përmirësimit të situatës në terren.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Lexo Edhe:

Sipas tij, Qeveria nga momenti i arritjes së marrëveshjes në Bratislavë ka përmbushur pikat e saj.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga zëvendëskryeministri i saj, Besnik Bislimi ka arritur një marrëveshje në Bratislavë me emisarin e BE-së, Miroslav Lajcak mbi hapat e zbatimit të deklaratës së 3 qershorit të BE-së për deeskalim të situatës në katër komunat në veri.

Prej atij momenti, Republika e Kosovës ka përmbushur pikën e parë të atij dakordimi me rastin e uljes prej 25% të pranisë së pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në dhe përreth ndërtesave komunale”, ka thënë Kryeziu.