Kryeziu për kërkesën e presidentit Macron: Çdo lidhje e Asociacionit me Këshillin e Evropës padrejtësi për Kosovën - Gazeta Express
string(113) "kryeziu-per-kerkesen-e-presidentit-macron-cdo-lidhje-e-asociacionit-me-keshillin-e-evropes-padrejtesi-per-kosoven"

Lajme

Gazeta Express

24/04/2024 14:10

Kryeziu për kërkesën e presidentit Macron: Çdo lidhje e Asociacionit me Këshillin e Evropës padrejtësi për Kosovën

Lajme

Gazeta Express

24/04/2024 14:10

Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme nga Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu, ka komentuar kërkesën e presidentit të Francës, Emanuel Macron, i cili gjatë një bisede telefonike me kryeministrin Kurti ka kërkuar nga Qeveria që të bëjë progres të shpejtë për themelimin e Asociacionit duke e ndërlidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kryeziu tha se nëse synohet që Asociacioni t’i  vendoset si kusht Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, kjo do të ishte padrejtësi e madhe për vendin. Sipas saj, një kusht i tillë do ta rrezikonte edhe në procesin e dialogut në Bruksel.

Lexo Edhe:

‘’Ne e dimë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe nuk mund të ketë kushte të tjera për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Çdo tentativë e shteteve për të ndërlidhur Asociacionin me anëtarësimin e Kosovës në Këshillë të Evropës është një padrejtësi tjetër që do ti bëhet Kosovës. Sepse Kosova ka pasur kritere që i ka përmbushur. Nëse Franca apo ndonjë shtet tjetër tenton që në takimin e 16 majit të nxjerrë çështjen  e Asociacionit në diskutim, mendoj se është e gabueshme dhe kjo e rrezikon në masë të madhe mënyrën se si do të shkojë dialogu pas 16 majit e tutje sepse nuk mund të vazhdohet kushtëzimi i Kosovës në pafundësi, ndërkohë që Serbisë i lejohet me politikën e saj shkatërruese për gjatë gjithë kohës që jemi në proces të dialogut”, tha Kryeziu për Rtv21