Kryetari i Bashkësisë Islame në Pejë: Mos u përqafoni, ruajeni njëri-tjetrin - Gazeta Express
string(74) "kryetari-i-bashkesise-islame-ne-peje-mos-u-perqafoni-ruajeni-njeri-tjetrin"

Lajme

Gazeta Express

13/05/2021 7:47

Kryetari i Bashkësisë Islame në Pejë: Mos u përqafoni, ruajeni njëri-tjetrin

Lajme

Gazeta Express

13/05/2021 7:47

Pas faljes së Namazit në Xhaminë “Haxhi Ibrahim Devolli “ në Pejë, kryetari i Bashkësisë Islame në në këtë qytet, Musli Arifaj, ka uruar të gjithë myslimanët për festën e Fitër Bajramit.

“Në emrin tim dhe të Bashkësisë Islame, urojmë Fitër Bajramin duke e lutur Zotin që të mirat, rehatia dhe bereqeti të mbretërojë në familjet tuaja. Përshendetuni me zemër, mos u përqafoni, ruajeni veten dhe njëri-tjetrin”, tha ai.

Lexo Edhe:

Klan Kosova ka transmetuar live, faljen e Namazit nga kjo xhami në Pejë ku vazhdimisht u kërkua për respektim të masave, njofton Klan Kosova.