Kryetari Dhomës së Përfaqësuesve: Nëse e lejojmë Putinin, ai do të marshojë edhe në Ballkan, Poloni… - Gazeta Express
string(96) "kryetari-dhomes-se-perfaqesuesve-nese-e-lejojme-putinin-ai-do-te-marshoje-edhe-ne-ballkan-poloni"

Lajme

Gazeta Express

18/04/2024 9:16

Kryetari Dhomës së Përfaqësuesve: Nëse e lejojmë Putinin, ai do të marshojë edhe në Ballkan, Poloni…

Lajme

Gazeta Express

18/04/2024 9:16

Ligjvënësit amerikanë pritet të votojnë të një pako ndihmash për Izraelin, Ukrainën dhe Indo Paqësorin dhe një projektligj tjetër për prioritetet tjera të sigurisë kombëtare, që ndër të tjera i jep Presidentit të ShBA të drejtën të shfrytëzojë pasuritë e ngrira ruse për rindërtimin e Ukrainës dhe disa sanksione tjera ndaj Iranit. Kryesuesi i Dhomës së Përfaqësuesve nga radhët e Republikanëve Mike Johnson ka thënë se ndihma për Ukrainën është gjëja e duhur.

 “Unë jam duke bërë këtu atë që besoj se është gjëja e duhur. Mendoj se ofrimi i ndihmës ushtarake për Ukrainën tani është jashtëzakonisht e rëndësishëm. I besoj informatave të Inteligjencës që kemi marrë …besoj se Xi, Vladimir Putin dhe Irani vërtetë janë bosht i së keqes. Mendoj se ata janë të koordinuar. Nëse Vladimir Putin vazhdon të marshojë nëpër Evropë, nëse lejohet,  ai mund të shkojë në Ballkan, Poloni një nga aleatët tanë në NATO. Më parë do t’i dërgoje plumba Ukrainës se djemtë amerikanë Ne nuk mund të bëjmë politikë me këtë. Ne duhet të bëjmë gjënë e duhur. “

Lexo Edhe:

CNN raporton se ky qëndrim mund t’i kushtojë Johnsonit me pozitën e Kryesuesit për shkak të kundërshtimeve të republikanëve të linjës së ashpër për këto ligje.

Ndërsa Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden shprehu mbështetjen e fuqishme për ndihmën ushtarake shtesë për Ukrainën dhe Izraelin, si edhe ndihmën humanitare për palestinezët në Gazë, pasi Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson bëri të ditur se votimi për këtë ndihmë shtesë, do të bëhet të shtunën në mbrëmje.