Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, ka takuar emisaren speciale të Mbretërisë së Bashkuar, Karen Pierce.
Bajrami ka thënë se në këtë takim kanë folur për atë se si të përshpejtohet integrimi euroatlantik i Kosovës, jo vetëm si një objektiv strategjik thelbësor për vendin por si një investim jetësor në stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës në tërësi.
“Gjithashtu diskutuam për avancimin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja me Serbinë, forcimin e mëtejshëm të pozicionit ndërkombëtar të Kosovës dhe konsolidimin e vendit tonë të ligjshëm në familjen evropiane dhe transatlantike”, ka shkruar Bajrami.
“Në këtë epokë të pasigurisë gjeopolitike në rritje, aleancat e bazuara në vlera të përbashkëta dhe besim të ndërsjellë janë më thelbësore se kurrë”, ka përfunduar ai.
It was a genuine pleasure to engage in a substantive and forward-looking discussion with @KarenPierceUK, the United Kingdom’s Envoy for the Western Balkans, today in Brussels.
— Agron Bajrami (@AgronBajrami) May 28, 2026
We explored ways to accelerate #Kosova’s Euro-Atlantic integration — not only as a core strategic… pic.twitter.com/cPxXoVl6I2

Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...