Kryeministri polak: Lufta një kërcënim real dhe Europa nuk është gati - Gazeta Express
string(68) "kryeministri-polak-lufta-nje-kercenim-real-dhe-europa-nuk-eshte-gati"

Lajme

Gazeta Express

29/03/2024 14:43

Kryeministri polak: Lufta një kërcënim real dhe Europa nuk është gati

Lajme

Gazeta Express

29/03/2024 14:43

Kryeministri polak, Donald Tusk ka dhënë një paralajmërim të hapur se Evropa ka hyrë në një “epokë të paraluftës” dhe nëse Ukraina mposhtet nga Rusia, askush në Evropë nuk do të jetë në gjendje të ndihet i sigurt.

“Nuk dua të tremb askënd, por lufta nuk është më një koncept nga e kaluara”, tha ai për mediat evropiane. “Është e vërtetë dhe filloi më shumë se dy vjet më parë”, shkruan BBC.

Lexo Edhe:

Vërejtjet e tij erdhën pasi një breshëri e re e raketave ruse në shënjestër të Ukrainës. Rusia ka intensifikuar bombardimet e saj ndaj Ukrainës javët e fundit.

Tusk, ish-president i Këshillit Evropian, tha se presidenti rus, Vladimir Putin kishte fajësuar tashmë Ukrainën për sulmin xhihadist në Bashkinë Crocus të Moskës pa asnjë provë dhe “duket se ndjen nevojën për të justifikuar sulmet gjithnjë e më të dhunshme ndaj objektivave civile në Ukrainë”.