Kryeministri mbron Specialen: Vepruan sipas ligjit - Gazeta Express
string(49) "kryeministri-mbron-specialen-vepruan-sipas-ligjit"

Kryeministri mbron Specialen: Vepruan sipas ligjit

Gazeta Express

26/09/2020 13:54

Shefi i Qeverisë, Avdullah Hoti, konsideron se aksionet e Gjykatës Speciale janë në rregull dhe të bazuara në ligj. Ka thënë se janë veprime të pavarura të drejtësisë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se veprimet e Dhomave të Specializuara burojnë nga detyrimet dhe përgjegjësitë e tyre ligjore dhe kushtetuese, dhe duhet konsideruar si veprime të pavarura të drejtësisë”, ka shkruar Kryeministri në një reagim në FB.

Lexo Edhe:

Ky reagim erdhi pas aksionit të djeshëm të hetuesve të Speciales, të cilët arrestuan dy udhëheqësit e veteranëve të UÇK’së, Hyseni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

Pavarësisht kësaj, Kryeministri ka thënë se veprimet e Speciales duhet të respektohen nga të gjithë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës beson se drejtësia është mbi të gjitha, dhe se duhet respektuar plotësisht. Po ashtu, Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të pa tjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri”, ka shtuar ai.