Kryeministri Kurti priti në takim deputetin shqiptar të Këshillit Kombëtar të Zvicrës - Gazeta Express
string(85) "kryeministri-kurti-priti-ne-takim-deputetin-shqiptar-te-keshillit-kombetar-te-zvicres"

Lajme

Gazeta Express

19/03/2024 13:50

Kryeministri Kurti priti në takim deputetin shqiptar të Këshillit Kombëtar të Zvicrës

Lajme

Gazeta Express

19/03/2024 13:50

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim deputetin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Islam Aliaj.

Ata biseduan për mundësitë e bashkëpunimit për mbrotjen dhe jetësimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara.

Lexo Edhe:

Kryeministri Kurti tha se ndjehet krenar me arritjet e Aliaj dhe duke i uruar suksese në të gjitha angazhimet e tij, i ofroi mbështetjen e plotë në kauzën e përbashkët për mundësi të barabarta për të gjithë.

Deputeti Aliaj tregoi për angazhimin e tij në kauzën për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, ku  shprehu vullnetin për të kontribuar edhe në Kosovë.

Kurti theksoi rëndësinë e gjithëpërfshirjes dhe barazisë në edukim, ai veҫoi punësimin e 250 asistentëve për fëmijë me nevoja të veçanta në shkolla, dhe planet për punësimin e 500 sosh.

Duke ritheksuar përkushtimin e Qeverisë për përmbushjen e të gjitha obligimeve, u veҫua miratimi i Udhëzimit Administrativ për Listën e llojeve dhe pajisjeve ndihmesë, që ofrohen falas për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, krahas ndarjes së mjeteve për barnat që ipen falas nga lista esenciale.

Krahas rritjes së mbështetjes për Komitetin Paralimpik të Kosovës dhe Federatën e Sportit për të Verbër, u potencua edhe mbështjetja e veҫantë për pjesëmarrjen në Lojërat Paralimpike Paris 2024, ku Republika e Kosovës do të shënojë pjesëmarrjen e parë historike në këto lojëra.