Kryeministri Kurti i thotë “Mirë se erdhe” ish liderit të rok grupit Troja - Gazeta Express
string(72) "kryeministri-kurti-i-thote-mire-se-erdhe-ish-liderit-te-rok-grupit-troja"

Kryeministri Kurti i thotë “Mirë se erdhe” ish liderit të rok grupit Troja

Muzike

Gazeta Express

19/11/2021 21:47

Albin Kurti në një postim në Facebook i ka uruar “mirë se ardhje” ish frontmanit të grupit “Troja”, Bujar Berisha

Bujar Berisha ishte ndarë vitin e kaluar nga grupi i tij për arsye që ende nuk dihen, por që në media është thënë për arsye politike që ka pasur me anëtarët e tjerë të grupit.

Lexo Edhe:

Tani, ai nuk është parë që është bashkuar me Trojën por ka qenë në zyre të kryeministrit të Kosovës, e ku Albin Kurti ka pasur fjalë të mëdha për artistin.

“Bujar Berisha, artist i kahmotshëm, këngëtar i rokut, e autor i teksteve frymëzuese të realitetit tonë që u kthyen në pasqyrë të vetëdijes qytetare. Tekste që nxisin kurajo e vullnet. Pra muzikë, himn proteste.

Skena e rokut te ne ishte e fuqishme gjatë viteve 1980 e deri në fund të viteve 90-ta, siç ishte edhe rezistenca jonë popullore ndaj shtypjes dhe dhunës së okupatorit. Bujari nuk qëndroi as neutral e as pasiv në atë kohë, as dy dekada më pas, e as sot.

Kohës duhet të ia dijmë vlerën, mbretnesha boll mirë na tregoi. Mirë se erdhe, Bujar”, ka shkruar Kurti.

Ajo që nuk dihet është se a ka marrë ndonjë pozitë në kabinetin e Qeverisë Kurti, Bujar Berisha,. apo thjesht atij Kurti i ka uruar “mirë se ardhje” në Lëvizjen Vetëvendosje.

Kujtojmë që në profilin zyrtar të tij, Bujari ka shkruar shumë për Vetëvendosjen, derisa këngët e tij janë përdorur në fushatat e Vetëvendosjes kohëve të fundit. /GazetaExpress/

Postimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti