Toni Kroos ka zbuluar se i kishte dështuar kalimi në Manchester United për shkak se klubi anglez e kishte humbur interesimin për të menjëherë pasi e kishte shkarkuar trajnerin David Moyes dhe se Steven Gerrard dhe Luis Suarez ishin përpjekur ta bindnin atë t’i bashkohej Liverpoolit.
Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë po përgatitjet të largohej nga Bayern Munich në verën e vitit 2014 dhe si njëri prej mesfushorëve më të mirë në futbollin evropian interesimi për të natyrisht se nuk mungonte, transmeton Gazeta Express.
Unitedi po i printe garës për të, me Moyesin që e kishte bërë Kroosin objektiv kryesor në afatin kalimtar të verës.
Ai, megjithatë, u shkarkua dhe u zëvendësua nga Louis van Gaal dhe trajneri holandez zgjodhi të mos interesohej për Kroosin.
Kjo ua hapi derën klubeve të tjera, me yjet në Anfield që kishin bërë gjithçka nga vetja për ta bindur Kroosin t’i bashkohej Liverpoolit, para se ai ta zgjidhte përfundimisht Real Madridin.
I pyet për interesimin e treguar nga Gerrard dhe Suarez, Kroos tha: “Nuk ishte një bisedë e drejtpërdrejt, por ata ofruan gatishmëri të më tregojnë më shumë për klubin dhe kështu”.
Ndërsa, në lidhje me United, Kroos shtoi: “David Moyes erdhi për të më takuar dhe kontrata u bë praktikisht. Por Moyes u shkarkua pastaj dhe Louis van Gaal erdhi në klub, gjë që i kompiloi gjërat”.
“Louis donte kohë për ta ndërtuar projektin e vet. Unë nuk dëgjova asnjë fjalë nga Unitedi për një kohë dhe nisa të dyshoja. Pastaj nisi Kupa e Botës dhe më telefonoi Carlo Ancelotti. Kjo ishte e gjitha”, zbuloi ai. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...