Sipas “Sky Sport Italia”, drejtori ekzekutiv i Milanit, Giorgio Furlani, ka thirrur sot një takim urgjent me Igli Taren dhe Zlatan Ibrahimovicin për të diskutuar krizën aktuale të klubit.
Milani ka rënë në vendin e katërt dhe është i barabartë me pikë me Romën, pas një forme shumë të dobët – vetëm 7 pikë në 8 ndeshjet e fundit të Serie A.
Humbja 3-2 në shtëpi ndaj Atalantas ka rritur edhe më shumë tensionin, me protesta të ashpra nga tifozët dhe mijëra prej tyre që kanë nënshkruar një peticion për shkarkimin e Furlanit.
Sipas raportimeve, takimi është mbajtur në selinë e klubit “Casa Milan” dhe ka përfshirë edhe figura të tjera të stafit drejtues.
Furlani thuhet se ka kërkuar unitet brenda klubit në dy ndeshjet e fundit të sezonit, duke tentuar të stabilizojë situatën.
Megjithatë, mbetet e paqartë nëse kjo do të ketë efekt, pasi ka raportime se Furlani është i gatshëm të largojë si Taren ashtu edhe trajnerin Massimiliano Allegri vetëm pas një sezoni në detyrë./GazetaExpress/