“Aftësi e pastër”, Juventusi ia kushton një video të veçantë Zhegrovës - Gazeta Express
string(67) "aftesi-e-paster-juventusi-ia-kushton-nje-video-te-vecante-zhegroves"

Futboll

Gazeta Express

11/05/2026 21:00

“Aftësi e pastër”, Juventusi ia kushton një video të veçantë Zhegrovës

Futboll

Gazeta Express

11/05/2026 21:00

Kanë kaluar më shumë se një javë qëkur Juventusi luajti ndaj Hellas Veronës në Serie A, me ndeshjen që mbyllej me barazim prej 1-1.

Në ndeshjen e luajtur në “Allianz Stadium” më 3 maj, Edon Zhegrova luajti pothuajse dhjetë minuta për Juventusin, duke qenë njëherë afër golit, por që shtylla i prishi punë.

Mirëpo, Juventusi ende s’po ngopet me paraqitjen e Zhegrovës, e cila ndonëse e shkurtër, po merr vëmendjen e madhe të faqes zyrtare të klubit.

Edhe sot, faqja zyrtare e “Zonjës së Vjetër” ka publikuar një përmbledhje të paraqitjes së Zhegrovës ndaj Veronës, para një jave.

“Aftësi e pastër. Edon Zhegrova i pastër”, ka shkruar faqja zyrtare e klubit të madh italian.

Në videon e publikuar shihet Edon Zhegrova duke futur topin ndër këmbë të kundërshtarëve.

Ylli dardan iu bashkua Juventusit në verën e vitit të kaluar nga Lille, për shumën e 15.5 milionë eurove, që mund të shkojë deri në 20 milionë euro, nëse arrihen disa bonuse.

Që atëherë, Zhegrova ka luajtur në 25 ndeshje, duke startuar vetëm një herë – në ndeshjen ndaj Pafosit në Ligën e Kampionëve.

Në këto ndeshje, me 24 prej tyre që janë si zëvendësues – me vetëm 492 minuta të luajtur – Zhegrova nuk ka arritur as të shënojë e as të asistojë.

Zhegrova dhe Juventusi rikthehen në aksion fundjavën që po vjen, me ndeshjen ndaj Fiorentinës, e cila luhet më 17 maj (e diel) në kuadër të Serie A./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement