Krimi në familje në Elbasan, Avokati i Popullit thirrje institucioneve shtetërore - Gazeta Express
string(80) "krimi-ne-familje-ne-elbasan-avokati-i-popullit-thirrje-institucioneve-shteterore"

Krimi në familje në Elbasan, Avokati i Popullit thirrje institucioneve shtetërore

Shqiperi

Gazeta Express

07/05/2021 11:07

Pas vrasjes së ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit, ka reaguar Institucioni i Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit i bën thirrje institucioneve shtetërore, anëtarëve të Mekanizmave të Koordinuar kundër dhunës, të sigurojnë mbrojtje të menjëhershme dhe mbështetje për të gjitha gratë e vajzat viktima të dhunës në marrëdhëniet familjare, duke marrë të gjitha përgjegjësitë që jua detyron legjislacioni vendas dhe Konventat Ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti shqiptar.

Lexo Edhe:

Nga ana tjetër i bën apel vajzave dhe grave të denoncojnë menjëherë nëse mbi to ushtrohet dhunë e cilësdo forme të saj, apo janë dëshmitarë të episodeve të ushtrimit të dhunës në familje.

Kujtojmë se ditën e djeshme Koço Buzo ekzekutoi me bashkëshorten e tij Liljana Buzo 54-vjeç. Autori e ka goditur fillimisht me një thikë në fyt dhe më pas e ka qëlluar atë me kallashnikov.

Ngjarja e rëndë në Elbasan tronditi opinioni publik.

Viktima u qëllua sapo doli nga Gjykata e Elbasanit ku kishte shkuar të merrte urdhrin e mbrojtjes pasi vazhdimisht dhunohej nga i shoqi. Ndërkohë policia ka mundur që të vërë në pranga autorin e krimit 58-vjeçarin Koço Buzo.

Ky i fundit plagosi gjithashtu edhe dy persona, një prej të cilëve avokati i gruas, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Reagimi i plotë i  Avokatit të Popullit

“Nisur nga ngjarja e ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një tjetër grua humbi jetën e vrarë nga bashkëshorti i saj, institucioni i Avokatit të Popullit i bën thirrje edhe një herë gjithë opinionit shqiptar: NDALONI DHUNËN KUNDËR GRAVE!

Dhuna ndaj grave është një nga shkeljet më të mëdha të të drejtave të njeriut! Gratë dhe vajzat shqiptare kanë të drejtë të gëzojnë të gjitha të drejtat në mënyrë të barabartë me burrat e djemtë!

Asnjë njeri nuk ka të drejtë të marrë jetën e një njeriu tjetër dhe aq më tepër jetën e gruas, bashkëshortes, nënës së fëmijëve të vet.

Institucioni i Avokatit të Popullit u bën thirrje të gjitha institucioneve shtetërore, anëtarëve të Mekanizmave të Koordinuar kundër dhunës, të sigurojnë mbrojtje të menjëhershme dhe mbështetje për të gjitha gratë e vajzat vikima të dhunës në marrëdhëniet familjare, duke marrë të gjitha përgjegjësitë që jua detyron legjislacioni vendas dhe Konventat Ndërkomabëtare të ratifikuara nga shteti shqiptar.

Institucioni i Avokatit të Popullit u bën thirrje grave dhe vajzave, pjesëtarëve të familjeve apo fëmijëve, të denoncojnë menjëherë nëse mbi to ushtrohet dhunë e cilësdo forme të saj, apo janë dëshmitarë të episodeve të ushtrimit të dhunës në familje, në numrat e dedikuar pa pagesë:

Linja Kombëtare për viktimat e dhunës në familje 116 117 Policia e Shtetit 129 dhe 112. Qendra Lilium për rastet e emergjencës për dhunën seksuale 0693079598 .Avokati i Popullit do të vazhdojë të jetë në mbrojtje të të drejtave të grave e vajzave dhe në mbështetje të tyre”, thuhet në reagim.