Një ngjarje tronditëse ka shokuar Holandën, pasi një vajzë 15-vjeçare nga Groningen është arrestuar nën dyshimin se ka vrarë me thikë prindërit e saj dhe më pas ka shpërndarë fotografi nga vendi i krimit te shokët e klasës përmes një aplikacioni.
Sipas mediave holandeze, viktimat janë Johan dhe Mathilde, të dy 53 vjeç, të cilët u gjetën të vdekur në banesën e tyre të enjten e kaluar. Autoritetet raportojnë se të dy kishin marrë plagë të shumta me thikë.
Hetimet paraprake tregojnë se adoleshentja dyshohet se ka sulmuar edhe qenin e familjes, një Golden Retriever, i cili mbeti i plagosur. Gjendja e kafshës nuk është bërë ende e ditur.
Rasti ka marrë përmasa edhe më shqetësuese pasi, sipas gazetës holandeze De Telegraaf, 15-vjeçarja ka fotografuar vendin e krimit dhe ua ka dërguar imazhet miqve dhe shokëve të klasës. Dëshmitarë të cituar nga mediat vendase përshkruajnë se në fotografi shiheshin të dy prindërit të shtrirë në dysheme pas sulmit fatal.
Ndërkohë, autoritetet po hetojnë profilin dhe gjendjen psikologjike të së miturës, e cila vazhdon të mbahet në paraburgim. Mediat lokale kanë raportuar se vajza dyshohet se e identifikonte veten si qen, por policia nuk ka konfirmuar zyrtarisht këtë informacion dhe nuk ka dhënë detaje mbi motivet e mundshme të krimit.
Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj vrasjeje të dyfishtë që ka tronditur opinionin publik në Holandë./TCH
Blerjet e përditshme tani mund t’ju sjellin më shumë se produkte në shportë. Më 26 dhe 27 qershor, Interex...