Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Portugalisë dhe Uzbekistanit.
Kombëtarja portugeze po fiton pas 45-minutëshit të parë, me superyllin Cristiano Ronaldo që shkëlqeu me dy gola, derisa epërsia e Portugalisë është 3-0.
Ronaldo shënoi fillimisht në minutën e gjashtë, pasi u gjet mirë në zonë, duke e mposhtur portierin kundërshtar.
11 minuta më vonë, Portugalia e dyfishoi epërsinë, me golin e shënuar nga Nuno Mendesi, i cili shënoi nga goditja e dënimit.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit të pjesës së parë, në skenë doli prapë Ronaldo.
41-vjeçari shënoi një gol të bukur, pas asistimit nga Bruno Fernandes.
Me golin e parë të sontëm, Ronaldo u bë lojtari i parë që shënon në gjashtë kampionate botërore.
Ai tashmë ka dhjetë gola në Botërore, në karrierën e tij./GazetaExpress/
Blerjet e përditshme tani mund t’ju sjellin më shumë se produkte në shportë. Më 26 dhe 27 qershor, Interex...