Kremlini i dërgon “instruksione” ambasadorit rus në Serbi në lidhje me Kosovën - Gazeta Express
string(76) "kremlini-i-dergon-instruksione-ambasadorit-rus-ne-serbi-ne-lidhje-me-kosoven"

Kremlini i dërgon “instruksione” ambasadorit rus në Serbi në lidhje me Kosovën

Lajme

Gazeta Express

15/12/2022 13:44

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Federatës Ruse, Maria Zakharova, ka thënë se Kremlini “i ka dhënë instruksione për të ndërmarrë hapa konkrete” ambasadorit rus në Beograd, Aleksandar Boçan-Harçenko,raporton Nova.rs

Siç ka thënë zëdhënësja, Kremlini “po pret reagimin e Beogradit” për këto instruksione, dhe se ato kanë të bëjnë “me mbështetjen ruse ndaj Serbisë për procesin e normalizimit të marrëdhënieve” Kosovë-Serbi.

Lexo Edhe:

“Sa për ambasadën në Beograd, ambasadori rus në Serbi, i cili është në kontakt të ngushtë me lidershipin serb, ka marrë instruksione për hapa konkrete të mbështetjes, të cilat konsistojnë në normalizim dhe propozime për mënyra si të normalizohet situata. Po presim reagimin e Beogradit”, ka thënë Zakharova.

Kremlini kërkon zgjidhje përmes mjeteve diplomatike në tensionet mes Kosovës dhe Serbisë bashkërisht me garancione për të drejtat e serbëve, ka thënë zëdhënësi rus, Dmitry Peskov, siç raportoi N1, përcjell Reporteri.net.

“Ne jemi për atë që palët me përpjekje paqësore të zgjidhin situatën përmes mjeteve diplomatike”, ka thënë Peskoviç, derisa shtoi se “Kremlini dëshiron të gjitha të drejtat e serbëve të jenë të garantuara”.

Serbët kanë barrikaduar një rrugë në pjesën veriore të Kosovës duke e pamundësuar lëvizjen e lirë në atë zonë pas arrestimit të ish-pjesëtarit serb të Policisë së Kosovës, i cili ishte përfshirë në njërën nga sulmet ndaj autoriteteve kosovare.