Krasniqi për vdekjen e Raketës: Do të kujtoj përherë si mikun e mirë dhe kolegun unik - Gazeta Express
string(84) "krasniqi-per-vdekjen-e-raketes-do-te-kujtoj-perhere-si-mikun-e-mire-dhe-kolegun-unik"

Krasniqi për vdekjen e Raketës: Do të kujtoj përherë si mikun e mirë dhe kolegun unik

Lajme

Gazeta Express

19/03/2024 11:22

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vdekjes së ish-truprojës së Hashim Thaçit.

Përmes një postimi në Facebook, i pari i PDK-së thotë se Xhavit Ferizin do ta kujtojë si luftëtarin e paepur të lirisë.

Lexo Edhe:

Ferizi ishte edhe ish-ushtar i UÇK-së.

Postimi i plotë:

Lamtumirë Raketë!

Jam pa fjalë me ikjen tënde të hershme. Do të të kujtoj përherë si mikun e mirë dhe kolegun unik. Si luftëtarin e paepur të lirisë – që në luftë dhe në paqe e kishte të hekurt vendosmërimë. Do të na mungosh shumë, mik i dashur.

Ngushëllimet më të thella familjes Ferizi, miqve dhe bashkëpunëtorëve.

Prehu në paqe, Xhavit Ferizi!