Robin Haxhi Krasniqi është duke u bërë gati për meçin më special dhe më emocionues në karrierën e tij.
Junikasi do të boksojë për herë të parë në në vendlindjen e tij, në Kosovë pasi bëri karrierë të bujshme në Evropë dhe në botë, duke u shpallur madje edhe kampion i botës në boksin profesionist.
E Krasniqi përmes një postimi në Facebook i ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që po ia japin para meçit të 5 gushtit, shkruan “Gazeta Express”.
Ai e ka bërë një premtim të madh për tifozët shqiptarë, të cilët do të ndjekin me kënaqësi të madhe të shtunën që vjen, disa mijëra në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë e të tjerët përmes ekranit televiziv.
“Ju falemnderit nga zemra të gjithëve, për përkrahjen e madhe! Unë, biri yt Kosovë, do të bëj krenar vendin tim dhe do të ju bëj krenar më 5 gusht, secilit prej jush. Ju pres që të përjetoni nga afër emocionet, adrenalinën dhe kënaqësinë që do të ofrojë ky event”, ka shkruar Krasniqi, i cili tutje shtoi se biletat mund t’i gjeni online tek @ravetravel. /Gazeta Express/