KQZ tregon numrin e qytetarëve me të drejtë vote në procesin e votimit për largimin e kryetarëve në veri - Gazeta Express
string(104) "kqz-tregon-numrin-e-qytetareve-me-te-drejte-vote-ne-procesin-e-votimit-per-largimin-e-kryetareve-ne-veri"

Lajme

Gazeta Express

20/04/2024 13:16

KQZ tregon numrin e qytetarëve me të drejtë vote në procesin e votimit për largimin e kryetarëve në veri

Lajme

Gazeta Express

20/04/2024 13:16

KQZ ka publikuar numrin e qytetarëve me të drejtë vote për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024.

Kjo listë përmban 46,556 votues apo 1,461 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023.

Lexo Edhe:

Sipas të dhënave nga lista e votuesve, numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë, është: 1,826 votues, prej të cilëve:

– 293 votues të rinj që pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mbajtura më 23 prill 2023 kanë arritur moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeç; dhe

– 1,533 votues që nuk kanë qenë në Listën e Votuesve në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura më 23 prill 2023, e që mund të konsiderohen si votues të regjistruar për herë të parë në Registrin Qendror Civil apo votues të cilët kanë ndërruar komunën pas atyre zgjedhjeve.

“Sipas raportit të Listës së Votuesve, numri i votuesve që janë larguar si të vdekur, që kanë ndërruar komunën apo kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mbajtura më 23 prill 2023 është 365”, njofton KQZ.