Newcastle United reagon pas akuzave nga FA ndaj Tonalit - Gazeta Express
string(57) "newcastle-united-reagon-pas-akuzave-nga-fa-ndaj-tonalit-1"

Newcastle United reagon pas akuzave nga FA ndaj Tonalit

Sport

Gazeta Express

28/03/2024 18:53

Newcastle United ka lëshuar një deklaratë të shkurtër pas akuzave të reja të ngritura nga Federata e Anglisë (FA) ndaj Sandro Tonalit, për shkelje bastesh të kryera midis gushtit dhe tetorit të vitit 2023.

Ish-mesfushori i Milanit u dënua me 10 muaj pezullim dhe me një gjobë prej 20 mijë eurosh nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC) në tetor të vitit të kaluar, pasi u konfirmua se ai kishte vënë baste gjatë kohës sa ishte në Itali, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sot u bënë publike akuzat e reja nga FA, që kanë të bëjnë me 50 shkelje midis gushtit dhe tetorit të vitit 2023, pas transferimit të Tonalit nga Milani te Newcastle United.

Klubi anglez, përmes një komunikate të lëshuar sot, nuk dha shumë informacione rreth rastit, por pranoi akuzën e ngritur ndaj 23-vjeçarit.

“Newcastle United pranon një akuzë ndaj Sandro Tonalit në lidhje me shkeljet e supozuara të Rregullave të basteve të FA. Sandro vazhdon të respektojë plotësisht hetimet përkatëse dhe ai ruan mbështetjen e plotë të klubit. Për shkak të këtij procesi në vazhdim, Sandro dhe Newcastle United nuk janë në gjendje të ofrojnë komente të mëtejshme në këtë moment”, thuhet në komunikatën e Newcastle United.

/Gazeta Express/