Në vazhdim të mbledhjes së 59-të, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendime të veçanta për emërimin e anëtarëve të trupave zgjedhore që do të angazhohen gjatë fazave të ndryshme në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, si brenda dhe jashtë vendit, më 6 dhe 7 qershor 2026.
Fillimisht, KQZ mori vendim për emërimin e anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve të rregullta dhe me kusht të cilët do të angazhohen në ditën e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, më 7 qershor 2026. Sipas vendimit të KQZ-së, në 2,498 vendvotime për votimin e rregullt (911 Qendra Votimi) do të angazhohen 12,678 anëtarë, 1,043 prej të cilëve janë anëtarë rezervë. Në mbledhjen e radhës, planifikohet emërimi edhe i rreth 700 anëtarëve për angazhim në vendvotime të rregullta në komuna të ndryshme të vendit. Ndërkaq, në 52 vendvotime për votimin me kusht (38 Qendra Votimi) do të angazhohen 192 anëtarë. Anëtarët e Këshillave të Vendvotimeve të emëruar nga KQZ, përfaqësojnë subjektet pjesëmarrëse në zgjedhje dhe do të jenë përgjegjegjëse për përgtitjen dhe administrimin e procesit zgjedhor në vendvotime.
Po ashtu, KQZ mori vendim për emërimin e anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve në përfaqësitë diplomatike, të cilët do të angazhohen në procesin e votimit që do të zhvillohet më 6 qershor 2026. Sipas vendimit të KQZ-së, në 47 vendvotime që do të hapen në kuadër të 30 përfaqësive diplomatike (17 ambasada dhe 13 konsullata) të vendosura në 18 shtete të ndryshme të botës, do të angazhohen rreth 200 anëtarë, të cilët përfaqësojnë subjekte të ndryshme politike.
Lidhur me votimin jashtë vendit, KQZ mori vendim për emërimin e menaxherëve, zyrtarëve për asistim dhe stafit rezervë në Qendrat e Votimit në përfaqësi diplomatike si dhe autorizimi i zyrtarëve për tërheqjen e dërgesave postare nga kutitë postare të cilat i takojnë votimit përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...