KPK shkarkon Agron Zhukrin, i dha Berishës vulën e Partisë Demokratike - Gazeta Express
string(69) "kpk-shkarkon-agron-zhukrin-i-dha-berishes-vulen-e-partise-demokratike"

KPK shkarkon Agron Zhukrin, i dha Berishës vulën e Partisë Demokratike

Shqiperi

Gazeta Express

19/04/2024 10:28

Ditën e sotme, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka shkarkuar gjyqtarin e Tiranës, Agron Zhukri.

Emri i Zhukrit u lakua në pranverën e vitit 2022, për shkak të shqyrtimit të konfliktit të brendshëm të Partisë Demokratike, për logon e partisë dhe vulën duke ia dhene vulen Sali Berishes.

Lexo Edhe:

Vetë Zhukri sot nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga djali i tij. Procesi i vettingut për gjyqtarin Zhukri, u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Xhensila Pinen.

Në seancën e dëgjimore që u mbajt më 17 prill, Zhukri u ballafaqua me gjetjet për balanca negative në vlera të mëdha. Seanca dëgjimore zgjati rreth 5 orë e gjysmë. Komisioni konstatoi pamundësi financiare të familjes së gjyqtarit të Tiranës, Agron Zhukri për krijimin e pasurive në masën e 93 milionë lekëve.