Kovaçevski: Qytetarët na dënuan - Gazeta Express
string(30) "kovacevski-qytetaret-na-denuan"

Maqedoni

Gazeta Express

25/04/2024 17:26

Kovaçevski: Qytetarët na dënuan

Maqedoni

Gazeta Express

25/04/2024 17:26

Numri i votave që i fitoi kandidatja për president e përkrahur nga VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova është mbi 362 mijë, i befasoi madje edhe anëtarët e partisë, ndërsa festimi para selisë partiake zgjati deri në vonë në mbrëmje.

Ata, siç thanë, kanë pritur epërsi me rreth 100 mijë vota duke mos pritur që kandidatja e tyre në raundin e parë të shënojë rezultat 2 me 1.

Lexo Edhe:

Kryetari i LSDM-së Dimitar Kovaçevski pranoi se nuk janë të kënaqur me rezultatet.

“Shpresojmë për rezultate më të mira, por është e qartë se qytetarët na dënuan dhe ne e pranojmë këtë. Sot morëm goditje të rëndë për të ardhmen europiane të Maqedonisë, por ende nuk është vonë që të ndryshohet drejtimi. E di se shumë nga përkrahësit tanë janë të zhgënjyer por nuk është koha për të hequr dorë”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, kryetar i LSDM.

Pendarovski në këto zgjedhje ka epërsi vetëm në Krushevë dhe Mavrovë Rostushë ndërsa rezultat më të keq kishte në komunën e Qendrës, që konsiderohet bastioni i LSDM-së. I pyetur nëse pret që në raundin e dytë ta marrë përkrahjen e BDI-së, tha se nuk do të ketë marrëveshje për transferimin e votave.

“Nota e përgjithshme nga raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale, të paktën nga aspekti im, është se rezultatet nuk janë sipas pritshmërive tona. Dua të them, sepse kishte shumë spekulime, nuk do të kërkoj asnjë marrëveshje me asnjë subjekt politik dhe me asnjë kandidat prej këtyre që nuk vazhdojnë në raundin e dytë për transferimin mekanik të votave”, deklaroi Stevo Pendarovski, kandidat për president.

Kryetari i partisë, Hristijan Mickoski tha se kjo është fitorja më e madhe historike.
“Premtova se do të fitojmë me më pak 100 mijë vota dallim. Fitojmë me mbi 170 mijë. Rezultatet që i arritëm lënë hapësirë për të qenë të kënaqur. Kemi fitore historike në shumë vendvotime dhe numrat tregojnë se ky pushtet po bie. Ky është rezultati më i mirë që VMRO-DPMNE e ka pasur nga pushtet në opozitë”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE.

Siljanovska Davkova tha se është shumë krenare për këto zgjedhje, se krenohet me qytetarët ndërsa në raundin e dytë pret përkrahjen e opozitës, me shumë gjasa duke menduar për opozitën shqiptare.

“Më mirë t’i pyesni ata, megjithatë unë pres prej të gjithëve, sidomos prej atyre që janë në opozitë, kështu tregon logjika në shkencat politike. Janë të rëndësishëm për mua të gjithë, pa marrë parasysh se nga cila partia po vijnë, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike ose fetare. Mendoj se është koha për t’u bashkuar, kur flas për bashkim fjalën e kam për mendjen, diturinë, kreacionin”, theksoi Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për president.