Kovaçeviq paralajmëron rrezik për Kosovën: Serbia mund të përgatisë sulm nëse ndryshojnë rrethanat - Gazeta Express
string(97) "kovaceviq-paralajmeron-rrezik-per-kosoven-serbia-mund-te-pergatise-sulm-nese-ndryshojne-rrethanat"

Lajme

Gazeta Express

25/03/2026 12:09

Kovaçeviq paralajmëron rrezik për Kosovën: Serbia mund të përgatisë sulm nëse ndryshojnë rrethanat

Lajme

Gazeta Express

25/03/2026 12:09

Eksperti për marrëdhënie ndërkombëtare dhe ish-diplomati kroat, Bozho Kovaçeviq po paralajmëron se Serbia ka nisur një fushatë kundër ushtrimeve ushtarake mes Kosovës, Kroacisë e Shqipërisë, për të përgatitur një sulm ndaj Kosovës. Ai në një deklaratë për DW ka thënë se mund të bëhet fjalë për përgatitjen e një sulmi ndaj Kosovës, nëse rrethanat ndërkombëtare bëhen të favorshme.

“Përkundrazi, mund të bëhet fjalë për përgatitjen e një sulmi ndaj Kosovës, nëse rrethanat ndërkombëtare bëhen të favorshme për një gjë të tillë”, tha ai.

Sipas tij, pretendimet e presidentit serb Aleksandar Vuciq për një kërcënim nga një bashkëpunim trepalësh mes Kosovës, Kroacisë dhe Shqipërisë janë të pabazuara dhe përdoren më shumë për qëllime politike.

Kovaçeviq thekson se tensionet e fundit duhet parë në kontekstin e një klime globale ku gjithnjë e më shumë shtete i konsiderojnë të tjerat si kërcënim, ndërsa reagimi i Kroacisë ndaj armatimit të Serbisë, përfshirë raketat kineze, është i kuptueshëm.

Ndërkohë, Serbia dhe Kroacia po hyjnë në një fazë të re të garës së armatimit, me investime të mëdha në pajisje ushtarake dhe sisteme mbrojtjeje. Vëmendje të veçantë kanë marrë raketat ajër-tokë kineze të tipit CM-400, të cilat janë vërejtur në arsenalin e ushtrisë serbe dhe kanë shkaktuar shqetësim në Zagreb.

Analistët vlerësojnë se Serbia aktualisht ka epërsi në disa segmente të armatimit, përfshirë mbrojtjen ajrore dhe zhvillimin e dronëve, çka ka hapur debat në Kroaci për strategjinë e saj ushtarake dhe efektivitetin e investimeve të deritanishme.

Nga ana tjetër, analisti serb i politikës së jashtme, Boshko Jakshiq, vlerëson se pavarësisht retorikës së ashpër, nuk ekziston rrezik real për një konflikt të madh ushtarak. Megjithatë, nuk përjashton mundësinë e ndonjë incidenti të vogël.

“Vuciq thotë shumë gjëra, por nuk ka potencial serioz për luftë. Më së shumti mund të ketë incidente të vogla për të mbajtur tensionin”, është shprehur ai.

Jakshiq shton se marrëdhëniet e Serbisë me vendet e rajonit janë përkeqësuar vitet e fundit, ndërsa retorika politike përdoret për të krijuar ndjenjë kërcënimi te publiku.

Në këtë kontekst, Kosova mbetet një pikë kyçe e tensioneve, sidomos pas zhvillimeve të fundit, përfshirë forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake dhe bashkëpunimin me Kroacinë dhe Shqipërinë.

Pavarësisht rritjes së armatimit dhe tensioneve politike, ekspertët theksojnë se një konflikt i hapur në rajon mbetet i pamundur në një të ardhme të afërt, por paralajmërojnë se dinamika aktuale mund të prodhojë incidente dhe të thellojë mosbesimin mes vendeve.

Advertisement
Advertisement
Advertisement