Kosova U22 siguron gjysmëfinalen e Kampionatit Ballkanik në Beach Volley - Gazeta Express
string(72) "kosova-u22-siguron-gjysmefinalen-e-kampionatit-ballkanik-ne-beach-volley"

Sporte tjera

Gazeta Express

15/07/2023 22:05

Kosova U22 siguron gjysmëfinalen e Kampionatit Ballkanik në Beach Volley

Sporte tjera

Gazeta Express

15/07/2023 22:05

Kombëtarja U22 e Kosovës në volejbollin e rërës, meshkujt, ka treguar paraqitje fantastike në ndeshjen kundër Rumanisë të zhvilluar sot, për të prekur gjysmëfinalen e madhe të Kampionatit Ballkanik.

Ekipi i përbërë nga Ermal Maliqi dhe Erion Bajrami, e i drejtuar nga trajneri Arben Bislimi, u tregua i fortë për rivalët nga Rumania, të cilët i mposhti me rezultat 2-0 (21-18, 21-17).

“Dardanët” e rinj dominuan përballjen nga fillimi, në proces duke siguruar plasmanin në mesin e katër ekipeve më të mira të kësaj gare që po zhvillohet në Maqedoninë e Veriut.

Në gjysmëfinale, Kosova do të ndeshet me ekipin tjetër rumun ditën e nesërme, e dielë, në orarin për të cilin do të njoftoheni me kohë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement