Kosova U21 merr fitoren e dytë radhazi në kualifikimet e Evropianit, e ‘shkatërron’ Qipron - Gazeta Express
string(87) "kosova-u21-merr-fitoren-e-dyte-radhazi-ne-kualifikimet-e-evropianit-e-shkaterron-qipron"

Futboll

Gazeta Express

14/11/2025 20:24

Kosova U21 merr fitoren e dytë radhazi në kualifikimet e Evropianit, e ‘shkatërron’ Qipron

Futboll

Gazeta Express

14/11/2025 20:24

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshën deri 21 vjeç ka marrë fitoren e dytë radhazi në kualifikimet e Evropianit të vitit 2027.

Pas fitores 7-0 ndaj San Marinos, tani Kosova U21 mori një tjetër fitore me goleadë.

Të besuarit e Afrim Tovërlanit morën një fitore prej 4-0 ndaj Qipros në Larnaka.

Serinë e golave për “Dardanët” e rinj e hapi Eliot Bujupi në minutën e 16-të të ndeshjes.

Leon Frrokaj e dyshoi epërsinë në minutën e 49-të të pjesës së parë nga penalltia.

Në pjesën e dytë, Bujupi shënoi përsëri, kësaj here për 3-0.

Golin e katërt e shënoi Lendrit Shala në minutën e 91-të të ndeshjes.

Kosova U21 me këtë fitore shkon në kuotën e shtatë pikëve nga katër ndeshje, duke zënë vendin e tretë në tabelë.

E para është Spanja U21 me nëntë pikë, aq sa ka edhe Finlanda por me një ndeshje më shumë se spanjollët.

Vendi i parë nga grupi shkon direkt në Evropian, teksa vendi i dytë renditet në një tabelë, nga e cila shkojnë vendet e dyta më të mira./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement