Kosova U15 barazon në miqësoren me Bullgarinë - Gazeta Express
string(45) "kosova-u15-barazon-ne-miqesoren-me-bullgarine"

Sport

Gazeta Express

23/04/2024 19:01

Kosova U15 barazon në miqësoren me Bullgarinë

Sport

Gazeta Express

23/04/2024 19:01

Kombëtarja e Kosovës U15 ka barazuar në ndeshjen e parë miqësore me Kombëtaren e Bullgarisë, të së njëjtës grupmoshë.

Ndeshja e zhvilluar në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali është mbyllur me rezultat 1:1.

Lexo Edhe:

Në pjesën e parë ishin mysafirët që e menaxhuan më mirë lojën dhe arritën të shfaqën më të rrezikshëm për portën Erlis Shalës. Si rrjedhojë, pak para se ekipet të shkonin në pushim bullgarët kaluan në epërsi. Një ndërhyrje e palejueshme brenda zonës u ndëshkua me penallti, e të cilën në gol e konkretizoi Nikolai Nikolaev Popov, kur po luhej minuta e 44-t.

Në pjesën e dytë Dardanët e rinj shfaqën lojë dukshëm më të mirë dhe krijuan disa raste të mira shënimi. Megjithatë, goli i barazimit erdhi vetëm në minutën e 84-t dhe atë nga penalltia, të cilën e realizoi Leard Muriqi.

Në minutat e mbetura futbollistët tanë u përpoqën të gjejnë edhe golin e fitores, por edhe pse krijuan disa mundësi nuk ia dolën këtij qëllimi. Ndeshja e radhës, Kosovë – Bullgari, zhvillohet, të enjten, në orën 16:00, sërish në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.

Përzgjedhësi i Kosovëd U15, Ilir Nallbani, pas ndeshjes deklaroi: “Një ndeshje e mirëpritur prej nesh sepse sa më shumë ndeshje aq më mirë, ngase u shërbejnë futbollistëve të përgatiten në vazhdimësi. Sa i përket paraqitjes së futbollistëve me të vërtet kanë bërë një angazhim të mirë, sidomos në pjesën e dytë. Në pjesën e parë lojtarët tanë u qasën me një lloj frike dhe këtë e shfrytëzuan mysafirët për të bërë trysni. Si pasojë në fund të kësaj pjesëloje krijuam hapësirë në 16 metërsh dhe ndodhi penalltia. Në pjesën e dytë ndryshoi krejtësisht loja e ekipit tonë. Ajo frika që kishin futbollistët u hoq dhe luajtën krejtësisht ndryshe. Angazhimi ishte maksimal, derisa krijuam raste të shumta për shënim dhe në fund fituam edhe penallti që e konkretizuam me gol. Mendoj se barazimi është epilog real, sepse edhe ata kishin disa raste. Kemi mundur edhe të fitojmë ndeshjen nëse sulmuesit tanë do të ishin më të përqendruar, por në përgjithësi unë dhe stafi jemi të kënaqur me paraqitjen. Në ndeshjen e ardhshme do t’u japim hapësirë edhe futbollistëve të tjerë”. /Gazeta Express/