Kosova sonte luan ndeshjen miqësore ndaj Andorrës në “Fadil Vokrri” - Gazeta Express
string(65) "kosova-sonte-luan-ndeshjen-miqesore-ndaj-andorres-ne-fadil-vokrri"

Sport

Gazeta Express

07/06/2026 8:29

Kosova sonte luan ndeshjen miqësore ndaj Andorrës në “Fadil Vokrri”

Sport

Gazeta Express

07/06/2026 8:29

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sonte ndeshjen miqësore kundër Andorrës.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nga ora 20:00.

Paraprakisht, futbollistët e kombëtares kanë zhvilluar të shtunën seancën e fundit stërvitore.

Përzgjedhësi Franco Foda, së bashku me stafin e tij, ka punuar në detajet e fundit taktike dhe në organizimin e lojës, me fokus në zbatimin sa më të mirë të detyrave në fushë.

Atmosfera në ekip është mjaft pozitive, teksa Dardanët janë gati për sfidën e radhës para tifozëve dardanë.

Para kësaj përballje, Kosova ka zhvilluar ditë më parë edhe një ndeshje miqësore me Çekinë në Pragë, ku është mposhtur me rezultat 2:1.

Advertisement
Advertisement
Advertisement