Ylli i Bregut të Fildishtë është arrestuar, pas dyshimeve për kurdisje ndeshjesh në Ligue 1 - Gazeta Express
string(90) "ylli-i-bregut-te-fildishte-eshte-arrestuar-pas-dyshimeve-per-kurdisje-ndeshjesh-ne-ligue-1"

Futboll

Gazeta Express

17/06/2026 17:55

Ylli i Bregut të Fildishtë është arrestuar, pas dyshimeve për kurdisje ndeshjesh në Ligue 1

Futboll

Gazeta Express

17/06/2026 17:55

Sulmuesi i Bregut të Fildishtë, Elye Wahi (23 vjeç), raportohet se është arrestuar nga policia dy javë përpara fillimit të Kupës së Botës, sipas “The Athletic”.

Sulmuesi, i cili ishte i huazuar te Nice gjatë dimrit të kaluar, po hetohet për trukim ndeshjesh, pasi akuzohet se ka marrë qëllimisht një karton të verdhë në ndeshjen mes “Les Aiglons” dhe Metz më 17 maj.

Ky karton i verdhë bëri që ai të pezullohej për ndeshjen e parë të “play-offit” mes Ligue 1 dhe Ligue 2, të cilën Wahi e humbi si pasojë.

Një zëdhënës i prokurorisë së Marsejës deklaroi për “The Athletic”: “Ne mund të konfirmojmë se një futbollist 23-vjeçar, që garon në Ligue 1 të Francës, është arrestuar më 29 maj si pjesë e një hetimi të hapur nga prokuroria e Marsejës për akuza të mashtrimit të organizuar, korrupsion sportiv të organizuar, përfitim nga të ardhurat e krimit dhe pastrim parash”.

Ai shtoi se lojtari u lirua pasi u mor në pyetje në paraburgim dhe se hetimet janë ende në vazhdim.

Po ashtu u konfirmua se futbollisti nuk është pjesë e përfaqësueses së Francës në Kupën e Botës.

Sipas raportimeve, disa baste për kartonin e verdhë të Wahit u raportuan te Federata Franceze e Futbollit (FFF), gjë që çoi në pyetjen e tij nga njësia kundër korrupsionit.

Megjithatë, deri tani nuk janë ngritur akuza, pasi hetimi vazhdon ende.

Wahi më pas është lejuar të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara për të marrë pjesë në Kupën e Botës me Bregun e Fildishtë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement