Kosova nikoqire e ndeshjeve të Evropianit të volejbollit - Gazeta Express
string(56) "kosova-nikoqire-e-ndeshjeve-te-evropianit-te-volejbollit"

Sport

Gazeta Express

12/01/2022 12:08

Kosova nikoqire e ndeshjeve të Evropianit të volejbollit

Sport

Gazeta Express

12/01/2022 12:08

Kosova do të jetë organizatore e disa ndeshjeve të Kampionatit Evropian të volejbollit në konkurrencën e meshkujve dhe të femrave, raporton Gazeta Express.

Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) ka njoftuar se në vendin tonë do të zhvillohen ndeshjet e Grupit E të konkurrencës së meshkujve (U-22), në të cilin grup përpos “Dardanëve” marrin pjesë edhe Holanda, Sllovakia dhe Azerbajxhani. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen nga 19 maji deri më 23 maj. Ekipet përbëhen me lojtarë të lindur në vitin 2001 apo edhe më të rinj.

Lexo Edhe:

Në Kosovë do të zhvillohen edhe ndeshjet e Grupit I të konkurrencës së femrave (U-19). Pjesë e këtij grupi, përpos ekipit kosovar, janë edhe Turqia, Estonia e Hungaria. “Takimet luhen mes datave 7-11 prill 2022. Garojnë volejbolliste të lindura më 2004 ose më të reja”, thuhet në njoftim.

“Të qenurit nikoqirë e këtyre dy evenimenteve jashtëzakonisht të rëndësishme për volejbollin evropian, për Kosovën është arritje në vete, marrë parasysh konkurrencën e madhe të shteteve për të fituar të drejtën e organizimit të këtyre garave”, ka theksuar FVK. /GazetaExpress/