Kosova në grup me Francën, Brazilin e Indinë në Botëror - Gazeta Express
string(54) "kosova-ne-grup-me-francen-brazilin-e-indine-ne-boteror"

Kosova në grup me Francën, Brazilin e Indinë në Botëror

Sporte tjera

Gazeta Express

13/04/2024 16:20

Është tërhequr shorti për Kampionatin Botëror për hendbollistet e reja (U18) që gjatë gushtit mbahet në Kinë.

Kombëtarja e Kosovës është vendosur në grupin D së bashku me Francën, Brazilin e Indinë.

Lexo Edhe:

Derisa Franca e Brazili janë kombëtare cilësore, vajzat tona rastin do ta kërkojnë ndaj Indisë, e më pas në ndeshjet për plasman.

Botërori, që për Kosovën është historik, mbahet prej 14 deri më 25 gusht.

Paraqiten 32 Kombëtare të hendbollisteve të reja.

Është hera e parë që një kombëtare e Kosovës në konkurrencë të femrave në sportet ekipore u kualifikua në Botëror.