Kosova mund të hyjë në vitin vijues pa buxhet - Gazeta Express
string(45) "kosova-mund-te-hyje-ne-vitin-vijues-pa-buxhet"

Gazeta Express

12/12/2019 8:29

Kosova mund të hyjë në vitin vijues pa buxhet

Gazeta Express

12/12/2019 8:29

Kosova mund ta nisë vitin 2020 pa buxhet të miratuar për këtë vit. Moskonstituimi i Kuvendit pas zgjedhjeve të 6 tetorit ka bërë që Projektligji i Buxhetit për vitin 2020 të mos procedohet në Kuvend.

Duke u bazuar në rrethanat aktuale procedimi i këtij ligji më së largu mund të bëhet në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.

Lexo Edhe:

Ndonëse afati i fundit për dërgimin në Kuvend të Projektligjit për Buxhetin e vitit 2020 ishte më 31 tetor të këtij viti, ai nuk është dërguar në këtë institucion as në muajin dhjetor.

Pavarësisht se për hartimin e këtij ligji nga Ministria e Financave janë kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme, problemi është shkaktuar për shkak të moskonstituimit të Kuvendit.

Zyrtarë nga Ministria e Financave i kanë thënë “Zërit” se buxheti për vitin 2020 është finalizuar.