Kosova kryen stërvitjen e fundit, gati për sfidën ndaj Azerbajxhanit - Gazeta Express
string(67) "kosova-kryen-stervitjen-e-fundit-gati-per-sfiden-ndaj-azerbajxhanit"

Kosova kryen stërvitjen e fundit, gati për sfidën ndaj Azerbajxhanit

Sport

Gazeta Express

24/02/2024 19:06

Basketbollistët e Kosovës të shtunën mbrëma kanë mbajtur stërvitje në Baku të Azerbajxhanit.

Stërvitja ka shkuar sipas planit dhe nuk ka lëndime, para sfidës që do të zhvillohet të dielën, ka njoftuar Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK).

Lexo Edhe:

12-shja nuk ka ndryshuar nga ndeshja me Irlandën dhe atmosfera në ekipin e Kosovës është shumë e mirë.

Sfida ndaj Azerbajxhanit është në ora 14:00 me kohë të Azerbajxhanit dhe 11:00 sipas kohës në Kosovë.

Kosova të enjten mundi Irlandën 83:75.

Ndeshjet zhvillohen në kuadër të parakualifikimeve evropiane për FIBA Kupën e Botës 2027. /Gazeta Express/