Policia Spanjolle ka arritur që të lokalizojë në Kosovë një vajzë gjashtë vjeçare e cila dyshohet se ishte rrëmbyer nga babai i saj në Majorka dy javë më parë. Ky operacion ndërkombëtar ka kulmuar me arrestimin e babait të saj nga Policia e Kosovës, shkruan “El Mundo.es”, trasnmeton Express.
Siç shkruan “Elmundo.es”, vajza gjashtë vjeçare është kthyer në Majorka me nënën e saj dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithë operacioni është quajtur “Ura”, dhe kishte nisur pasi nëna e kishte raportuar tek autoritetet zhdukjen e vajzës së saj.
Vajza, e cila është kthyer tashmë në ishull me nënën e saj, është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ajo iu kishte thënë policisë se ishte e sigurtë që babai i vajzës ishte larguar bashkë me të. Që nga ai moment, kishin filluar lëvizjet për të gjurmuar lëvizjet e të dyshuarit dhe për të gjetur vajzën.
Sipas Gardës Civile, hetimet fillestare zbuluan se arratisja ishte planifikuar paraprakisht .
Ndër masat e marra nga babai ishte fshehja e fëmijës në bagazhin e një makine për t’u hipur në një traget nga Majorka dhe më pas kalimi i kontrolleve kufitare pa deklaruar praninë e vajzës.
Gjatë hetimit, agjentët zbuluan lëvizjen e një pajisjeje AirTag që e mitura e kishte fshehur në çantën e saj të shpinës. Megjithatë, ata zbuluan se pajisja gjurmuese ishte dërguar me postë në Marok , në një manovër që dyshohet se synonte të devijonte hetimin në një vendndodhje të rreme.
Hetuesit kryen gjithashtu kontrolle në shtëpi që lidhen me rastin, shqyrtuan pamjet e kamerave të sigurisë, analizuan transaksionet bankare dhe verifikuan nisjet detare nga Mallorca, ndërkohë që aktivizuan mekanizmat ndërkombëtarë të bashkëpunimit policor.
Autoriteti gjyqësor lëshoi një urdhër arresti evropian dhe urdhëroi që i dyshuari të mbahej në paraburgim. Garda Civile arriti të rindërtonte rrugën e babait nëpër vende të ndryshme evropiane, duke e përqendruar përfundimisht hetimin në Kosovë.
Ndryshimi i pamjes dhe falsifikimi i targave
Gjatë këtij procesi, agjentët konfirmuan se burri kishte anuluar llogaritë e tij bankare, kishte fshirë profilet e tij në mediat sociale dhe kishte ndryshuar gradualisht pamjen e tij fizike për ta bërë të vështirë identifikimin e tij.
Hetuesit rindërtuan rrugën e ndjekur nga Majorka në vende të ndryshme evropiane, duke u përqendruar përfundimisht në Kosovë. Për më tepër, policia gjermane gjeti një automjet me të njëjtën targë si ajo e përdorur gjatë arratisjes, duke përforcuar hipotezën se mund të jenë përdorur targa të dyfishta ose të falsifikuara .
Koordinimi midis Gardës Civile, autoritetit gjyqësor, specialistëve nga Njësia Qendrore Operative ( UCO ), atasheut të Ambasadës Spanjolle në Berlin dhe autoriteteve policore të disa vendeve bëri të mundur transferimin e menjëhershëm të të gjitha informacioneve të marra te forcat e sigurisë së Kosovës.
Më në fund, më 24 qershor, Policia e Kosovës njoftoi arrestimin e të dyshuarit gjatë një operacioni policor dhe vendndodhjen e të miturës, e cila u vu nën mbrojtjen e autoriteteve kompetente.
Garda Civile theksoi shpejtësinë e veprimit gjyqësor, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe punën e përbashkët të njësive pjesëmarrëse, të cilat bënë të mundur zgjidhjen e një hetimi ” veçanërisht të ndjeshëm ” vetëm në pak ditë dhe garantimin e mbrojtjes së të miturit./GazetaExpress/
Huida de película: escondió a su hija de 6 años en un maletero, burló fronteras y desató una caza internacional hasta Kosovo
— OkBaleares (@ok_baleares) June 27, 2026
Toda la información en https://t.co/fr4pDypeBp pic.twitter.com/hTGiLf3NAU
Në filozofinë e Feng Shui-t, shtëpia nuk është thjesht një vend ku jetojmë. Ajo konsiderohet një hapësirë ku energjia...