Kosova ia 'lë ëmbël', grupi nga Suedia realizojnë me videoklip këngën ‘Xhamadani vija-vija’ - Gazeta Express
string(86) "kosova-ia-le-embel-grupi-nga-suedia-realizojne-me-videoklip-kengen-xhamadani-vija-vija"

Kosova ia ‘lë ëmbël’, grupi nga Suedia realizojnë me videoklip këngën ‘Xhamadani vija-vija’

Rozë

Gazeta Express

28/11/2020 12:00

Grupi “MadMan’s Choice” nga Suedia kanë publikuar pikërisht më 28 nëntor verzionin e tyre të këngës shqipe, ‘Xhamadani vija-vija’.

Grupi “MadMan’s Coice” erdhën para dy vjetëve nga Suedia në Kosovë, sit ë ftuar për të performuar në festivalin Hardh Fest në Rahovec, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

E si një befasi e dhuratë për publikun shqiptar, ata kanë marrë mundin që të përgatisin një version të tyre të këngës shumë të dashur për shqiptarët, ‘Xhamadani vija-vija’. Por, publiku i befasi ata akoma më shumë, duke i pritur shumë mirë e duke e vlerësuar atë që grupi ka përgatitur për ta.

Kështu, dy vite më pas ata kanë vendosur që me bashkëpunëtorë shqiptaë, kompozitorin Florent Boshnjakun e me videon e realizuar nga Bujar Berisha, ata të sjellin me videoclip këtë version të tyre të këngës.

Rok-grupi ka vendosur që pikërisht më 28 nëntor të bëjnë edhe publikimin e këtij projekti./Gazeta Express/

XHAMADANI VIJA VIJA – MadMan´s Choice