Kosova i zhvilloi stërvitjet e para për ndeshjet shumë të rëndësishme ndaj Polonisë - Gazeta Express
string(83) "kosova-i-zhvilloi-stervitjet-e-para-per-ndeshjet-shume-te-rendesishme-ndaj-polonise"

Kosova i zhvilloi stërvitjet e para për ndeshjet shumë të rëndësishme ndaj Polonisë

Sport

Gazeta Express

30/03/2024 21:45

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll është mbledhur të premten në Prishtinë. Tashmë vajzat e Kombëtares sonë i kanë zhvilluar dy stërvitje për ndeshjet shumë të rëndësishme me Poloninë.

Për shkak të obligimeve të hendbollisteve me skuadrat e tyre, grupi i lojtareve do të kompletohet vetëm të dielën. Por, nën urdhërat e selektorit Agron Shabani tashmë janë një pjesë e konsiderueshme e lojtareve të përzgjedhura.

Lexo Edhe:

Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) bëri të ditur se “ditëve të ardhshme programi i Kombëtares është goxha i ngarkuar, në mënyrë që të enjten mbrëma forma të jetë më e larta e mundshme”.

Ndeshja Kosovë – Poloni është të enjten prej orës 17:45 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Dy kombëtaret takohen edhe të dielën, më 7 prill, në Zielona Gora të Polonisë.

Janë këto dy ndeshjet e fundit kualifikuese për “Euro 2024”.

Ndonëse Polonia është favorite e madhe, FHK-ja shkroi se “vajzat tona do të japin maksimumin në kërkim të fitores apo barazimit, që me shumë gjasë do të mjaftonte për kualifikim historik në Evropian”. /Gazeta Express/