Kosova finalizon listën për ndeshjen ndaj Sllovenisë – katër futbollistë mbeten jashtë - Gazeta Express
string(84) "kosova-finalizon-listen-per-ndeshjen-ndaj-sllovenise-kater-futbolliste-mbeten-jashte"

Sport

Gazeta Express

15/11/2025 13:56

Kosova finalizon listën për ndeshjen ndaj Sllovenisë – katër futbollistë mbeten jashtë

Sport

Gazeta Express

15/11/2025 13:56

Përfaqësuesja e Kosovës ka dorëzuar listën përfundimtare prej 23 futbollistëve për ndeshjen e sotme ndaj Sllovenisë, dhe trajneri ka vendosur të lërë jashtë katër lojtarë.

Nga lista e publikuar në UEFA, jashtë formacionit për takimin e sotëm kanë mbetur: Leard Sadriu, Lindon Emërllahu, Meriton Korenica dhe Baton Zabërgja.

Përzgjedhësi ka zgjedhur të mbajë vetëm lojtarët të cilët janë në formën më të mirë aktuale dhe që i përshtaten planit taktik për sfidën ndaj një kundërshtari të fortë si Sllovenia, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja pritet të jetë një test i rëndësishëm për Kosovën, e cila synon të marrë rezultat pozitiv si mysafir në Stožice Stadium.

Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë, ndërsa Dardanët kërkojnë të tregojnë forcën dhe karakterin në njërën nga sfidat më të rëndësishme të kësaj faze. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement