Kosova e prerë, në dialog nuk diskuton për Asociacionin - Gazeta Express
string(56) "kosova-e-prere-ne-dialog-nuk-diskutojne-per-asociacionin"

Kosova e prerë, në dialog nuk diskuton për Asociacionin

Gazeta Express

24/09/2020 10:46

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Tahiri, ka thënë se në dialog nuk do të flitet për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, raporton Gazeta Express.

Tahiri në Facebook ka thënë se argumentet momentalisht janë në anën e Kosovës.

Lexo Edhe:

“Rreth dialogut duhet të thuhet saktë se argumentet janë në anën tonë, duhet të kemi kujdes nga tri fushat e minuara: e para, si do të shkojë procesi i fizibilitetit për Ujmanin. Nuk kemi nevojë të kemi frikë”, ka thënë ai.

Megjithatë, sipas Tahirit, fusha e minuar në dialog është asociacioni.

“Fusha e dytë e minuar është asociacioni. Ne jemi siguruar nga kryeministri Hoti që nuk do të diskutohet, ne jemi të mbrojtur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket asociacionit. Problemi i tretë është ideja që të mos shkohet në marrëveshje finale, por vetëm në normalizim të raporteve. Nuk duhet të pranojmë këtë normalizim, pasi që nuk ka asnjë efekt”, ka thënë ai. /GazetaExpress/