Kosova e kap në kufi shtetasin S.U që po kërkohej nga Belgjika me urdhërarrest ndërkombëtar - Gazeta Express
string(91) "kosova-e-kap-ne-kufi-shtetasin-s-u-qe-po-kerkohej-nga-belgjika-me-urdherarrest-nderkombetar"

Lajme

Gazeta Express

08/07/2026 15:31

Kosova e kap në kufi shtetasin S.U që po kërkohej nga Belgjika me urdhërarrest ndërkombëtar

Lajme

Gazeta Express

08/07/2026 15:31

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në minutat e para të mëngjesit është arrestuar shtetasi kosovar S.U, meqë i njëjti kërkohet nga autoritetet e Belgjikës.

“Sot me datë 08.07.2026 rreth orës 00:55,  zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim  dhe koordinim me njësitet tjera të policisë, përkatësisht në Pikën e Kalimit Kufitar në Kullë, është bërë arrestimi i shtetasit kosovar S.U.,  pasi që i njëjti  kërkohej përmes INTERPOL-it me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga autoritetet e Belgjikës”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia k anjoftuar se i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Advertisement
Advertisement
Advertisement